Bota Islanda teston 10% të popullsisë, gjysma e të infektuarve pa simptoma

Islanda teston 10% të popullsisë, gjysma e të infektuarve pa simptoma

Islanda ka kryer testimin e një të dhjetës së të gjithë popullsisë së saj dhe është zbuluar se gjysma e personave që kanë rezultuar pozitiv nuk kanë simptoma.

Në Islandë janë konfirmuar të prekur 1600 persona me Covid-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë vetëm 7 persona, me një shkallë vdekshmërie vetëm 0,004 përqind.

Testimet e 10 përqind të popullsisë, e cila është mbi 364 mijë banorë, janë kryer me ndihmën e një kompanie biof farmaceutike me bazë në Rejkjavik, “deCODE”.