David Smith – The Guardian
Në SHBA dhe Britani nisi një fushatë shembjeje e dhunimi të statujave e busteve të personazheve të historisë që ndihmuan kolonializimin dhe nxitën skllavërinë. Emra shkollash, ndërtesash e rrugësh u ndryshuan e po ndryshohen. Një valë mbarëbotërore ka nisur për të hequr nga kujtesa emra e familje që kanë kryer krime, apo kanë bashkëpunuar me diktarorë e regjime. Por ka diku një tolerim.
Një libër i ri, “Miliarderët Nazistë” heton sesi dinastitë më të pasura të biznesit të Gjermanisë bënë pasuri duke ndihmuar dhe nxitur Rajhun e Tretë të Adolf Hitlerit. Libri gjithashtu shqyrton se si, tetë dekada më vonë, ata jo vetëm janë të pa ‘damkosur’, por u janë shmangur edhe ligjeve dhe rregullave të një kombi që është përballur me të kaluarën e vet të tmerrshme.
“Ajo që më bëri përshtypje ishte se ky është një vend (Gjermania) që e njeh historinë e vet në shumë mënyra, por në dukje me aktorët më të fuqishëm ekonomikisht nuk merren. Kjo ishte arsyeja pse e shkrova librin. Është një argument në favor të transparencës historike”, thotë autori librit, David de Jong, një holandez 35-vjeçar.
Ish-reporteri për Bloomberg News ekzaminon kompanitë gjermane që zotërojnë prodhues të birrës dhe prodhues të verës, si dhe marka të famshme amerikane si Krispy Kreme dhe Pret A Manger. Por ai hedh një dritë veçanërisht të ashpër mbi prodhuesit e makinave gjermane, të udhëhequr nga emra të njohur si BMW dhe Porsche, të cilët fuqizuan mrekullinë ekonomike të pasluftës dhe kontribuuan rreth një të dhjetën e produktit të brendshëm bruto të vendit në ato vite.
De Jong tregon se si ngritja e nazistëve fillimisht u prit me skepticizëm dhe përbuzje nga shumë drejtues biznesi, por disa zbuluan se mund të ishte shumë fitimprurëse si lëvizje.
Ferdinand Porsche e bindi Hitlerin të vinte në prodhim Volkswagen Beetle. Kompania lulëzoi nën djalin e tij, Ferry Porsche, i cili doli vullnetar për SS, u bë oficer dhe gënjeu për këtë për pjesën tjetër të ditëve të tij. Ferry Porsche projektoi makinën e parë sportive Porsche dhe rrethohej e shoqërohej me ish-anëtarë SS në vitet ’50 dhe ’60.
Manjati i çelikut, qymyrit dhe armëve Friedrich Flick u dënua në Nuremberg për përdorimin e punës së detyruar dhe të skllavërisë, financimin e SS dhe plaçkitjen e një fabrike çeliku. Por ai u lirua në vitin 1960 dhe përfundimisht u bë aksioneri kontrollues i Daimler-Benz, atëherë prodhuesi më i madh i makinave në Gjermani. Deutsche Bank bleu konglomeratin Flick në 1985, duke i kthyer pasardhësit e tij në miliarderë.
Ndoshta askush nuk e përmbledh më mirë argumentin e de Jong-ut sesa Günther Quandt dhe djali i tij Herbert Quandt, anëtarë të partisë naziste dhe patriarkë të familjes që tani dominon BMË Group.
Herbert Quandt kishte përgjegjësinë mbi fabrikat e baterive në Berlin ku punonin mijëra të burgosur, duke përfshirë qindra gra nga kampet e përqendrimit. Ai bleu kompani që nazistët u sekuestruan hebrenjve në Francë dhe përdori robër lufte dhe punën e detyruar në pronën e tij private. Ai madje ndërtoi një nënkamp përqendrimi në Poloninë e pushtuar nga nazistët.
Kur Günther Quandt ishte 37 vjeç dhe i ve, ai takoi dhe u martua me një 17-vjeçare të quajtur Magda Friedländer dhe pati një fëmijë me të. Pas divorcit të tyre, Magda u martua me ministrin nazist të propagandës, Joseph Goebbels, me të cilin vrau gjashtë fëmijët e tyre përpara se të dy të vrisnin veten në vitin 1945.
Pas luftës, Günther Quandt u arrestua për bashkëpunim të dyshuar me nazistët, vetëm për t’u liruar pasi pretendoi në mënyrë të rreme se ishte detyruar të bashkohej me partinë e Hitlerit nga Goebbels.
“Günther Quandt bëhet një nga industrialistët më të suksesshëm të Gjermanisë naziste. Ai e shumëfishoi pasurinë e tij nën regjimin e Hitlerit. Në fund të luftës shpëtoi duke thënë se: ‘Unë isha viktimë e persekutimit. Unë u persekutova nga Joseph Goebbels dhe nga ish-gruaja ime”, thotë de Jong.
Herbert Quandt trashëgoi një pasuri të madhe nga babai i tij dhe shpëtoi BMW nga falimentimi, duke u bërë aksioneri më i madh i kompanisë. Dy nga fëmijët e tij, Stefan Quandt dhe Susanne Klatten, janë tani familja më e pasur e Gjermanisë, me kontroll pothuajse të shumicës së BMW Group, zotërime të mëdha në industritë kimike dhe teknologjike dhe një vlerë neto prej rreth 38 miliardë dollarë.
Ata dhe dinastitë e tjera marrin meritën për shndërrimin e Gjermanisë në një fuqi ekonomike, me ndërtesa, sheshe, rrugë dhe çmime që mbajnë emrat e tyre.
Disa kanë ndërmarrë hapa të vegjël drejt transparencës. Quandts porositën një studim në vitin 2011 për të parë të kaluarën e tyre të turpshme. Ndryshime janë bërë në faqet e internetit të korporatave, por vetëm, akuzat e de Jong me detaje të rëndësishme të anashkaluara jo. Stefan Quandt ende jep një çmim vjetor mediatik me emrin e babait të tij dhe punon nga selia me emrin e gjyshit të tij.
De Jong, i cili gjeti që anëtarët e familjes nuk ishin të gatshëm të intervistoheshin përveç një trashëgimtari me bazë në Londër, thotë: “Ju keni BMË dhe Porsche, veçanërisht familjet që i kontrollojnë ato, kryejnë këtë zbardhje ose lënien jashtë historisë ku festojnë sukseset e biznesit të për të tyre nënshtetas apo shpëtimtarë, por lini jashtë faktin që këta burra kryen krime lufte”.
“Kurrë nuk mora një përgjigje nëse kanë frikë se do të dëmtonte çmimet e fundit apo çmimet e aksioneve të kompanive për të qenë plotësisht transparentë në lidhje me historinë, apo nëse është thjesht sepse ata e marrin të gjithë identitetin e tyre nga sukseset e baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Duke qenë transparent në lidhje me ta, është një lloj mohimi i identitetit të tyre. Ndoshta është një kombinim i të dyjave”, vijon de Jong.
Familjet priren të mbështeten në nocionin te faji kolektiv për nazizmin, vazhdon de Jong. “Por është shumë perverse, ku tani keni Fondacionin BMË Herbert Quandt, i cili ka një model për të frymëzuar udhëheqjen e përgjegjshme në emër të një njeriu që, po, e shpëtoi BMË-në nga falimentimi në 1959, por gjithashtu projektoi dhe ndërtoi dhe çmontoi një kamp përqëndrimi në Poloninë e pushtuar nga nazistët. Në minimum ajo që mund të presim nga këto kompani dhe familje është transparenca historike”, shton ai.
Në librin e tij, de Jong vë në dukje se një përpjekje ndërkombëtare për një transparencë të tillë dhe llogaritjet e saj shoqëruese, kanë rrëzuar statujat e gjeneralëve të konfederatës, tregtarët e skllevërve dhe Christopher Columbus dhe kanë paralajmëruar ripagëzimin e kolegjeve të emëruara sipas presidentëve racistë në SHBA.
“Megjithatë, kjo lëvizje drejt përballjes me të kaluarën po anashkalon disi shumë nga biznesmenët legjendar të Gjermanisë,” shkruan ai. “Trashëgimia e tyre e errët mbetet e fshehur në pamje të qartë. Ky libër përpiqet ta korrigjojë këtë gabim”.