Një konflikt i çastit është bërë shkak për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku mbetën të vdekur dy persona.
Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike dhe në sherr e sipër kanë goditur njëri–tjetrin, njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë dhe për pasojë, kanë mbetur të vdekur të dy personat e përfshirë në konflikt.
Viktimat janë shtetasit Sali (Altin) Rrexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja.
Me armë raportohet se ka qëlluar Sali (Altin) Rexha nga Kukësi, ndërsa me thikë ka qëlluar Armand (Edmond) Gosa nga Kavaja.
“Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Sali (Altin) Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues”, njoftoi policia.