Bota Njeriu i Obamës zgjidhet në krye të Partisë Demokratike në SHBA

Njeriu i Obamës zgjidhet në krye të Partisë Demokratike në SHBA

Demokratët amerikanë zgjodhën të shtunën në Atlanta liderin e tyre, Tom Perez, një person i rrethit të ngushtë të ish-presidentit, Barack Obama, udhërrefyesi i të cilit është e qartë: t’i kundërpërgjigjet presidentit, Donald Trump, dhe të riorganizojë partinë për t’u bërë shumicë në vitin 2018 dhe 2020.

Ish-sekretari amerikan i Punës, Tom Perez, me origjinë nga Repubklika Domenikane është i pari hispanik që merr kryesinë e partisë në moshën 55-vjeçare.

Barack Obama, i cili përfundoi mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së më 20 janar 2017, përshëndeti zgjedhjen e Perez në krye të partisë i bindur se ai do të dinte të bashkonte familjen e tij politike dhe “të promovonte një gjeneratë të re liderësh”.

I zgjedhur me 235 vota (nga 435), ky përfaqësues i stablishmentit demokrat shtriu menjëherë dorën e bashkëpunimit nga krahu i partisë i përfaqësuar nga Bernie Sanders duke emëruar kundërshtarin e tij kryesor, Keith Ellison, (200 vota) numrin dy të partisë.

Tom Perez, i cili ishte një prej kandidatëve kryesorë për zëvendës-president në rast të fitores së Hillary Clinton, bëri thirrje për unitet duke nënvizuar se bëhej fjalë për një moment të veçantë në historinë e partisë së tij që do të studiohej nga amerikanët gjatë shumë viteve.