Kryesore Njeriu që po rihap debatin delikat: Pse koronavirusi ka origjinën nga një...

Njeriu që po rihap debatin delikat: Pse koronavirusi ka origjinën nga një laborator

Dr. Anthony Fauci dhe Dr. Robert Redfield

Ish-kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) beson se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator në Wuhan, Kinë dhe përqafon një teori të refuzuar nga shumë epidemiologë në të gjithë botën që kontribuoi në tensionet midis Kinës dhe Perëndimit.

“Unë ende mendoj se mundësia më e mundshme që ky patogjen në Wuhan të ishte nga laboratori, e dini, ka shpëtuar”, i tha CNN Robert Redfield, i cili kryesoi CDC në administratën e Donald Trump.

“Nuk është e pazakontë që patogjenët e frymëmarrjes të punohen në një laborator për të infektuar një punëtor laboratori”, tha ai, ndërsa shtoi se ky ishte mendimi i tij që ai mund ta shprehte tani që është qytetar privat.

Sipas Dr. Redfield, nuk ka gjasa që një sëmundje me burim tek lakuriqët e natës – siç besojnë shumë ekspertë –“të bëhej kaq shpejt një nga viruset më infektive që njeh njerëzimi për transmetimin nga njeriu tek njeriu”. Por ai shtoi se nuk po thoshte që lëshimi i virusit ka qenë i qëllimshëm.

Opinioni i zotit Redfield është në të njëjtën linjë me atë të zyrtarëve të tjerë të administratës Trump si ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili tha kohët e fundit se ekzistonin një “sasi e konsiderueshme provash” që virusi vinte nga një laborator, por pa dhënë ndonjë provë në mbështetje të argumentit të tij.

Opinioni i tij përkon me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, siç është ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili kohët e fundit tha se kishte “një sasi të konsiderueshme provash” që virusi ishte me origjinë nga laboratori, por nuk dha prova.

Por eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci tha të premten se besimi i shprehur nga ish-drejtori i Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) të Shteteve të Bashkuara se virusi që shkakton COVID-19 e ka origjinën tek një laborator, është thjesht mendimi i tij dhe se shumica e ekspertëve të kujdesit shëndetësor publik nuk janë dakord me këtë tezë.

Dr. Fauci, i cili foli gjatë një konference të rregullt shtypi të Ekipit të Përgjigjes ndaj COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, po u referohej komenteve të ish-drejtorit të CDC-së Robert Redfield i cili ishte emëruar nga ish-presidenti, Donald Trump.

Kur u pyet për komentet e Redfield, Dr. Fauci tha se i njihte mirë këto komente dhe tha se ishte vetëm një nga teoritë për origjinën e virusit. Ai tha se beson se bazohet në idenë se kur virusi u identifikua për herë të parë në fund të dhjetorit të vitit 2019, ai dukej se ishte i përshtatur mirë për transmetimin mes njerëzve, duke krijuar idenë se mund të ishte përshtatur në laborator.

Por Dr. Fauci tha se shpjegimi i pranuar nga shumica e ekspertëve të shëndetësisë është se virusi kishte qarkulluar në Kinë për disa javë, deri edhe një muaj, para se të pranohej klinikisht, duke i dhënë kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me njerëzit.

Kur u pyet për të dhënë një mendim mbi teorinë e Dr. Redfield, Drejtorja aktuale e CDC-së, Rochelle Walensky tha se ajo nuk kishte asnjë mendim zyrtar mbi origjinën e virusit. Ajo iu referua një studimi mbi prejardhjen e virusit që po kryhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tha se ajo pret me padurim përfundimet. e tyre mbi këtë çështje.

Në komente paraprake në përgjigje të pyetjes nëse virusi e kishte origjinën nga një laborator, drejtuesit e hulumtimit të OBSH-së thanë se besonin se gjasat ishin shumë të vogla.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të premten se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kishte hetuar çështjen, se do të botonte një raport në të ardhmen e afërt dhe se do të mësohej shumë për COVID-19.

“Në këtë mënyrë ne mund të jemi më të përgatitur për krizat e ardhshme”, shtoi Psaki, duke iu referuar një deklarate nga Robert Redfield, i cili beson se virusi ka origjinën nga një laborator në Wuhan, Kinë.

Kreu i ekipit të ekspertëve të OBSH-së tha në shkurt se lakuriqët e natës mbeten një burim i mundshëm i virusit Corona dhe hodhi poshtë teorinë se virusi kishte dalë nga laboratori.