Nganjëherë, krimet e organizuara më së miri shkojnë keq. Kjo ndodh për arsye aksidentale ose thjesht nga budallallëku.
Në rastin konkret, bëhet fjalë për dështime të tmerrshme dhe qesharake që kanë rezultuar nga budallallëku i pastër i atyre që kanë menduar të bëjnë një grabitje.
Ata mund të cilësohen pa frikë si dhjetë hajdutët më budallenj që kanë ekzistuar.
Vesh këpucët e vjedhura në gjyq
Charles Taylor nga Kansasi u arrestua pasi kishte grabitur një dyqan këpucësh me thikë dhe kishte vjedhur një palë këpucë numër 42 që kushtonin 69 dollarë. Gjatë procesit gjyqësor, tre muaj më vonë, Taylor vuri këmbët në mënyrë arrogante mbi tavolinën e mbrojtjes. Ai kishte veshur pikërisht këpucët e vjedhura. Gjykatësi nuk mund t’u besonte syve. “U përkula dhe s’po ua ndaja sytë. Sigurisht që askush s’do të ishte aq budalla sa të vishte këpucët e vjedhura në gjyqin e tij”, tha më vonë ai. Por në fakt, rezultoi se ai ishte me të vërtetë budalla.
Në vendin e gabuar, në kohën e gabuar
Më 20 nëntor 1978, David Goodhall dhe dy bashkëpunëtore femra, hynë në një dyqan pajisjes shtëpiake në Jorkshaier, për të vjedhur artikuj të ndryshëm. Pasi futën disa palë perde në një çantë praktike, treshja tentoi të largohej, duke dalë secili nga ndarje të ndryshme. Sidoqoftë, ato u dalluan menjëherë nga detektivët e dyqanit. Goodhall dhe shoqërueset e tij nuk arritën ta vënë re së në dyqan, pikërisht në ato momente po zhvillohej një mbledhje e detektivëve të dyqanit.
Çeku me emër
18-vjeçari, Charles A. Meriweather hyri fshehurazi në një shtëpi në Baltimore natën e 23 nëntorit 1978. Ai përdhunoi gruan që jetonte aty dhe pastaj bastisi shtëpinë. Kur ai zbuloi se ajo kishte vetëm 11 dollarë para të thata e pyeti: “Si i paguan faturat?”. “Me çek”, iu përgjigj ajo. Atëherë ai i kërkoi asaj që t’i shkruante një çek me 30 dollarë, por më pas i ndryshoi mendja dhe kërkoi 50 dollarë. Kur ajo e pyeti se në emër të kujt ta lëshonte çekun ai i tha emrin e tij. Disa orë më pas, ai u arrestua.
Mbajeni kusurin
Në vitin 1977, në Sauthamton, Angli, një hajduti i lindi ideja e mençur për të vjedhur një kasën në një supermarket lokal. Pasi mblodhi disa sende ushqimore, ai u afrua tek kasa dhe vendosi një bankënotë dhjetë paund në banka. Shitësja e dyqanet e mori kartmonedhën dhe hapi kasën për të futur brenda paratë. Në këtë pikë, hajduti mori ç’kishte brenda kasa dhe iku me vrap. Mirëpo kjo nuk rezultoi dhe aq e suksesshme pasi ai kishte marrë vetëm 4.37 paund duke humbur më shumë sesa fituar.
Grabitja e salduar
Më 23 gusht 1980, një bandë e organizuar hajdutësh filluan bastisjen e tyre të sigurt në zyrat e një qendre zbavitëse në Suseks, duke vjedhur si fillim një motobarkë. Duke përdor skitë e ujit për të kaluar lumin, ato tërhoqën pajisjet e tyre dhe arritën deri tek qendra. Sidoqoftë, ato që ato i kishin menduar si pajisje prerëse, në fakt ishin ingranazhi saldimi dhe shumë shpejt ato e mbyllën fare ambientin, ku ndodheshin. Mëngjesin tjetër, stafit të zyrës iu desh thuajse një orë që të hapte ambientin sërish.
Kush është njeriu me maskë?
Clive Bunyan shkoi në një dyqan në Kaiton, Angli dhe e detyroi shitësen e dyqanit t’i jepte 157 paund nga arka. Më pas ai u largua me motoçikletë. Për të fshehur identitetin e tij, ai e vuri helmetën në gjithë fytyrën. Kjo ishte një arratisje e suksesshme, përveç një detaji: ai kishte harruar se në helmetë shkruhej “Clive Bunyan – Shofer”. Bunayan u arrestua dhe u detyruar të paguante për krimin e tij duke shërbyer në komunitet për 200 orë.
Avokati më i keq
25-vjeçari Marhshall George Cummings, Jr, nga Oklahoma u dënua për grabitje të mbetur në tentativë në lidhje me një vjedhje të pastër në një qendër tregtare, më 14 tetor 1976. Gjatë gjyqit që u zhvillua në janar, Cummings vendosi që të ishte avokati i vetes. Teksa ekzaminonte viktimën, Cummings e pyeti: “A e keni parë mirë fytyrën time, kur ju tërhoqa çantën”. Cummings vendosi më vonë që t’ia besonte mbrojtjen e tij një avokati publik, por ishte shumë vonë. Ai u dënua me dhjetë vjet burg.
Hajduti që s’di të mbajë gojën
Dennis Newton ishte në gjyq në vitin 1985 për grabitje me armë në Oklahoma Siti. Prokurori, Larry Jones i kërkoi njërit prej dëshmitarëve, supervizoren e dyqanit që ishte grabitur që të identifikonte grabitësin. Kur ajo drejtoi gishtin ndaj të pandehurit, Newton brofi në këmbë dhe e akuzoi dëshmitaren se gënjente duke i thënë: “Unë mund të t’i kisha hedhur trutë në erë”. Pas një momenti qetësie, ai shtoi, “Nëse do kisha qenë ai që ka grabitur dyqanin”. Ai u dënua me 30 vjet burg.
Gardhi i gabuar
Stephen Le dhe dy ortakë të tij të rinj u përpoqën të hyjnë në një kamion të parkuar në Kaliforni më 27 shtator 1989. Por pronari i kapi ato teksa përpiqeshin të hynin në kamion, i ndoqi ato dhe kërkoi ndihmë nga policia. Le dhe njëri prej shokëve të tij kapërcyen një gardh dhe ikën. Por shumë shpejt rezultoi se ato kishin zgjedhur gardhin e gabuar, pasi ai ishte gardhi që rrethonte burgun “San Quentin”. Ato u vunë nën gjykim, por nuk u dënuan më burg.
Plagos veten në këmbë
Në shkurt të vitit 2004, Carlos Henrique Auad nga Brazili, hyri në një bar pranë shtëpisë së tij dhe vodhi një televizor. Disa net më vonim Auad u përpoq sërish të futej në të njëjtin bar, kësaj radhe nëpërmjet çatisë. Kësaj radhe ai mbante një armë me vete dhe rrëshqiti e arma u shkrep duke e plagosur atë në këmbë. Ai shkoi në shtëpi, por nuk vuri re se nga pas kishte lënë shenja gjaku. Të nesërmen policia e arrestoi në shtëpinë e tij.