Ekonomi Njihuni me 10 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar...

Njihuni me 10 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar në 2022-shin

Singapor

Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën të këtij viti, të publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU), kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8,1% në vitin 2022, për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë.

Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me zero-Covid kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit që, të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit, kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën.

Pra, në një vit të shtrenjtë, cilat janë qytetet më të shtrenjta për të jetuar?

Në Top–10 janë edhe 4 qytete evropiane. Ndërkohë, dy qytetet ruse, Moska dhe Shën Petersburgu, kanë njohur një rritje domethënëse sa i përket shpenzimeve të kostove të jetesës, ndërkohë që, kryeqyteti ukrainas, Kievi, nuk është futur në analizë këtë vit.

Si është përpiluar lista?

Për të përpiluar listën, krahasohen më shumë se 400 çmime individuale, për më shumë se 200 produkte dhe shërbime në 172 qytete.

1- New York dhe Singapori (në të njëjtin nivel)

3- Tel Aviv, Izrael

4- Hong Kong dhe Los Anxheles (në të njëjtin nivel)

6- Zyrih, Zvicër

7- Gjeneva, Zvicër

8- San Francisko, Kaliforni

9- Paris, Francë

10- Kopenhagën, Danimarkë

Burimi: CNN