Sport Njihuni me 22 stadiumet e Londrës, projektin e bllokuar të Chelsea…dhe stadiumet...

Njihuni me 22 stadiumet e Londrës, projektin e bllokuar të Chelsea…dhe stadiumet e Tiranës sot

Projekti prej 1 miliard euro për rinovimin e stadiumit te Chelsea është bllokuar sepse pronari i një shtëpie aty pranë është ankuar dhe sipas medieve britanike ka hedhur projektin në gjyq sepse stadiumi i ri i bllokon diellin (shtëpia e rrethuar me të kuqe në foto pas stadiumit). Ndërkohë tifozët duan që stadiumi i tyre të ndërtohet sa më shpejt. Londra, nisur nga ndërtimet pa kriter në Tiranë, jep leksione të pastra sesi respektohen nga njëra anë të drejtat e njeriut dhe nga ana tjetër se si investohet kaq shumë për infrastrukturë sportive.

E ndërsa tifozët e kombëtares presin përfundimin e punimeve të stadiumit të kombëtares “Arena Kuqzi”, stadium që do të ketë një kapacitet prej afro 23 mijë vendesh, Tirana dhe Shqipëria ngjasojnë sikur janë me qindra vjet larg kryeqytetit anglez, Londër. Në fakt Londra është një qytet i madh por nga numri i ekipeve dhe i stadiumeve, duket sikur ky qytet jeton vetëm me futboll. Ka aq shumë ekipe dhe stadiume saqë ia ka zili çdo qytet tjetër në botë.

Arsenal, Chelsea, Totenhem, West Ham apo edhe Crystale Palace, ekipe të Premier League në Angli i përkasin kryeqytetit anglez, Londër dhe kanë secili nga një stadium.  Por ka edhe ekipe si Fulham, Reading, e QPR, ish-skuadra të Premier League që ndodhet në një kategori më poshtë dhe kanë gjithashtu stadiumet e tyre. Në krye të stadiumeve të Londrës qëndron mitiku “Wembley”, ndërsa të gjitha klubet që militojnë në liga të ndryshme angleze kanë stadiumet e tyre moderne.

 

22 stadiumet e Londrës

“Wembley “ i Kombëtares             90,000   vende

“Emirates Stadium” i Arsenalit    60,000  vende

“The Hive Stadium” i Barnet        5,176     vende

“Griffin Park” i Brentford              12,736   vende

“The Valley” i Charlton                  27,111   vende

“Stamford Bridge” i Chelsea         41,837   vende

“Broadfield Stadium” i Crawley  5,973     vende

“Selhurst Park” i Crystal Palace  26,225   vende

“Craven Cottage” i Fulham          25,700 vende

“Priestfield Stadium” Gillingam  11,440   vende

“The Matchroom” Leyton             9,271     vende

“Kenilworth Road” i Luton          10,226   Region

“The Den” Milwall                          19,734   vende

“Loftus Road” i QPR                       18,439 vende

“Madejski Stadium” i Reading    24,161   vende

“Roots Hall” i Southend                11,927   vende

“The Lamex”  i Stevenage             6,722     vende

“White Hart Lane” i Tottenham 36,240 vende

“Vicarage Road” i Watford           21,500   vende

“London Stadium” i West Ham 60,000  vende

“Kingsmeadoë” i Wimbledon      5,339 vende

“Adams Park” Wycombe              10,000   vende