Kuriozitete Njihuni me 8-vjeçaren gjeni që po mahnit botën

Njihuni me 8-vjeçaren gjeni që po mahnit botën

Kjo është Adhara Perez nga Tlahuac, Meksikë dhe po befason botën për një arsye. Vogëlushja ka koeficientin e inteligjencës (IQ) 162, që do të thotë se është dy pikë më lart se Albert Einstein (160) dhe Stephen Haëking (160).

8-vjeçarja gjeni tani po përgatitet të shkojë në Shtetet e Bashkuara për të studiuar astrofizikën, për të përmbushur ëndrrën e saj për t’u bërë një astronaute.

Por përpara se Perez të zbulonte potencialin e saj, ajo u diagnostikua me sindromën e Aspergerit, pasi u ngacmua nga bashkëmoshatarët e saj.

Ishte një psikiatër ai i cili rekomandoi që e vogla të shkonte në Qendrën e Kujdesit të Talenteve, dhe aty mësuan për inteligjencën e Adhara.

Në moshën pesëvjeçare, Perez ishte në gjendje të mbaronte shkollën fillore. Ajo mbaroi shkollën e mesme kur ishte gjashtë vjeç, dhe tani që është tetë vjeçe, Perez është gjithashtu zyrtarisht një e diplomuar në shkollë të mesme.

Tani, në mënyrë të veçantë, ajo është duke ndërmarrë mësime online në Inxhinierinë Industriale në Matematikë në UNITEC dhe Inxhinieri Sistemesh nga CNCI.

Perez dëshiron të jetë një ditë një astronaute. Familja mbështet vajzën e saj në realizimin e ëndrrave të saj, pasi ata planifikojnë të shkojnë në SHBA në mënyrë që Adhara të regjistrohet në Universitetin e Arizonës.

Familja e Adhara shpreson se ajo mund të marrë një bursë për të studiuar astrofizikën. Adhara po studion gjithashtu anglisht në përgatitjen për kolegj.

Vogëlushja shkroi një libër me një titull “Mos u Dorëzo”.