Ka përfunduar edicioni i tretë i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky event sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.
Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë:
SPRINT – MESHKUJ
1- Panagiotis Polyzos
2- Kivanc Sahinkaya
3- Angelos Vozikis
SPRINT – FEMRA
1- Iva Pavlovic
2- Evelina Bobujani
3- Danai-Elina Makridaki
OLYMPIC – MESHKUJ
1- Borislav Palashev
2- Strahinja Trakic
3- Albion Ymeri
OLYMPIC – FEMRA
1- Anastasia Peycheva
2- Konstantina-Nantia Zyntzanaki
3- Gergana Stoyanova
OLYMPIC RELAY
1- Eduard Dalla
2- Miti Kote
3- Kristo Naci
SPRINT RELAY
1- Bujar Bakiu
2- Dorian Hoxhallari
3- Julian Lekocaj
Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, kishin hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.