Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video nga stërvitja e Kursit Komando.
Për t’u bërë Komando, siç edhe shihet në video, ushtarët duhet të kalojnë teste fizike dhe psikologjike.
“Njihuni me djemtë tanë të Kursit Komando, të cilët ndryshe nga vitet e tjera vijnë nga të gjitha forcat e FA dhe jo vetëm nga ajo Tokësore, duke rritur cilësinë dhe sfidën për të qenë pjesë e njësisë elitë.
Ajka e FA po i nënshtrohen qindra orëve sfilitëse fizike dhe psikologjike, për të qenë të përgatitur për çdo operacion apo mision”, shkruan ministrja Xhaçka në profilin e saj në Facebook.