Kryesore Paqe mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit (FOTO)

Paqe mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit (FOTO)

Raportet mes Kryeministrit, Edi Ramës dhe ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati pësuan një krisje në momentin e shkarkimit të këtij të fundit.

Pas largimit nga kabineti qeveritar, Ditmir Bushati ka kritikuar disa herë shefin e qeverisë, por edhe për drejtuesit politikë të PS-së, sidomos lidhur me Shkodrën me rastin Valdrin Pjetri.

Ditmir Bushati ishte i pranishëm sot në aktivitetin ku u prezantua nisma anti-KÇK dhe ku Edi Rama i ka zgjatur ‘dorën e bashkëpunimit’.

Fotografi i PS-së, Agim Rama ka fiksuar momentin e shtrëngimit të duarve, që nuk ndodhte në publik që prej ditës së shkarkimit.

Disa ditë më parë ai është shprehur publikisht se ishte i “lumtur” që Rama do e drejtonte vetë, kryesimin e Prezencës së OSBE-së dhe që këtë detyrë nuk ia kishte deleguar Gent Cakajt, ministri në detyrë për punët e Jashtme.