Studioja arkitekturore “Adrian smith+gordon gill”, ka zbuluar projektin e grataçelës në Shenzhen, e cila do jetë ndërtesa më e lartë në Kinë dhe ndër më të lartat në botë.
E quajtur “qendra ndërkombëtare Shenzhen-Hong Kong”, kulla është pjesë e një projekti zhvillues më të madh, i njohur si ‘masterplani shimao shenzhen longgang’ të cilin studioja AS + GG është përzgjedhur për ta realizuar.
“Kulla e re e hijshme referon karakteristikat antropomorfike, duke ofruar një ikonë të re skulpturore për horizontin e Shenzhen”, thotë ekipi pas projektit. I konceptuar nga AS + GG si pikë qendrore e vendit, kulla do të ngrihet në një lartësi totale prej rreth 700 metra, duke u bërë pjesë e një prej ndërtesave më të larta në botë.
Burj khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, është 828 metra e lartë, ndërsa ndërtesa më e lartë aktualisht në Kinë, e cila është kulla e Shangait ngrihet në 632 metra lartësi.
Në këtë mënyrë kulla e re e cila pritet të ndërtohet do të afrohet shumë me lartësinë e kullës që mban rekordin botëror për lartësi, Burj Khalifa. Qendra ndërkombëtare e Shenzhen-Hong Kong do të shfaqë një nga përvojat më të larta të vëzhgimit në botë, si dhe një restorant, një klub nate, shërbime spa dhe një pishinë madhështore. Në mbrëmje, vetë kulla do të jetë një shfaqje vizuale, muzike dhe dritash.
Një objekt i madh shitjesh me pakicë zë këndin verilindor të ndërtesës, ndërsa një bllok apartamentesh zë pjesën veriperëndimore. Masterplani integron një fushë të re publike që kombinon programet kulturore dhe ato të shitjes me pakicë të ankoruara nga një qendër kulturore dhe një bibliotekë kryesore. Xhami me performancë të lartë do të përdoret për të reduktuar fitimin e nxehtësisë, ndërkohë që ndriçimi strategjik natyror synon të rrisë nivelin e rehatisë për banorët e apartamenteve, gjithashtu do të ketë një qendër të transportit publik dhe stacion autobusi për të lëvizur grupe të mëdha njerëzish.
Të dhënat e projektit:
Emri: Qendra ndërkombëtare Shenzhen-Hong Kong
Arkitekti: Studioja arkitekturore adrian smith + gordon gill (AS + GG)
Vendi: Shenzhen, Kinë
Lartësia: rreth 700 metra