Setet e filmave dhe lokacionet e xhirimeve kanë frymëzuar udhëtarët për vite me radhë, duke i bërë ata të udhëtojnë nëpër botë në kërkim të asaj rruge specifike, asaj lagjeje apo atij peizazhi që ka bërë breza të tërë të ëndërrojnë. Kuoni.co.uk analizoi pothuajse 3500 destinacione xhirimesh me synimin për të zbuluar pesë qytetet ku janë xhiruar më shumë filma.
San Francisko, SHBA: 59 filma të xhiruar
San Francisko, qendra tregtare, financiare dhe kulturore e Kalifornisë Veriore në Shtetet e Bashkuara renditet e pesta. Stilet e ndryshme arkitekturore që e dallojnë qytetin dhe peizazhet e tij kanë qenë shpesh protagonistë të shumë filmave si ‘The Pursuit of Happyness’, ‘Rise of the Planet of the Apes’, Hulk’, sa për të përmendur pak prej tyre.
Paris, Francë: 99 filma të xhiruar
Parisi, kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Francës, i përcaktuar shpesh nga turistët si “qyteti më romantik në botë”, ndodhet në vendin e katërt në këtë renditje. Ky qytet përmban monumente të shumta me vlera të pallogaritshme historike dhe artistike. Parisi siguron mjedise për shumë filma si përshembull ‘The fabulous world of Amélie’, ‘Ratatouille’, ‘Moulin Rouge!’, ‘Almost friends’, ‘Les Misérables’.
New York: 319 filma të xhiruar
New York, qyteti më i populluar në Amerikë, renditet i treti në këtë renditje. New York është një nga qytetet më të rëndësishme për ekonominë kombëtare (dhe globale) dhe shpesh është zgjedhur si vend për shumë filma me vende ikonike si Central Park dhe Times Square, por edhe Greenwich Village, Harlem, Coney Island, East Village dhe Greenpoint. Mes shumë filmave që janë xhiruar në New York mund të përmendim ‘Spider-Man’, ‘Goodfellas’, ‘Ghostbusters’ dhe ‘American Psycho’.
Londër: 529 filma të xhiruar
Londra, kryeqyteti anglez, mes qyteteve më multietnike dhe kozmopolitanë zë vendin e dytë në këtë renditje. Londra konsiderohet një destinacion i përsosur për kineastët në të gjithë botën, falë arkitekturës së saj karakteristike. Filma të tillë si ‘Sherlock Holmes’, ‘Skyfall’ dhe ‘Harry Potterfranchise’ janë filmuar këtu.
Los Angeles: 543 filma të xhiruar
Los Angeles është në vendin e parë në këtë renditje. Qyteti më i madh në shtetin e Kalifornisë dhe qyteti i dytë më i populluar në Shtetet e Bashkuara pas qytetit të Nju Jorkut është në fakt qendra e biznesit tregtar, financiar dhe kulturor të Kalifornisë së Jugut. Hollivudit, një ëndërr për aktorët dhe regjisorët aspirantë, shtëpia e shumë të famshmëve, qendër kulturore e industrisë së filmit për gati një shekull. Mes filmave të xhiruar në Los Angeles mund të përmendim triologjinë ‘Back to the Future’, ‘La La Land’, ‘Fast and Furious’, ‘Nightcrawler’ dhe ‘Blade Runner’.