Njerëzit që kanë jetuar në një ishull të vogël kanadez kanë braktisur qytetin e tyre pasi qeveria njoftoi se do të ndërpresë shërbimet në ishull.
Vetëm dy njerëz planifikojnë të qëndrojnë duke jetuar në ishujt Little Bay, një qytet në Newfoundland dhe Labrador në lindjen e largët të vendit.
Qeveria kanadeze u ka dhënë banorëve në ishullin e vogël një afat përfundimtar deri në 31 dhjetor para se të ndërpresin përgjithmonë shërbimet, përfshirë energjinë elektrike, shërbimet e borës madje edhe tragetet.
Pothuajse të gjithë banorët e ishullit tani kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Mike dhe Georgina Parsons janë të vetmit që kanë zgjedhur të qëndrojnë në qytetin fantazmë që deri vonë kishte një popullsi vetëm prej 71 banorësh.
Shkretimi i qytetit vjen pasi banorët e Ishujve të Vegjël votuan unanimisht në fillim të këtij viti për t’u zhvendosur.
Sipas të dhënave zyrtare, qeveria do të kursejë afro 20 milion dollarë gjatë dy dekadave të ardhshme vetëm nga zhvendosja.
Kursimet kryesisht do të vijnë nga ulja e shërbimit të trageteve në ishull.
Parsons kanë shpenzuar 50,000 dollarë duke u përgatitur për të qëndruar në ishull pasi qeveria ta boshatisë komplet qytetin.
Ata thanë për CTV News se instaluan një sistem energjie diellor dhe një pus me ujë të freskët.
Çifti gjithashtu ka rezerva të ilaçeve, ushqimeve të konservuara dhe tani kanë gjashtë mbushur 6 frigoriferë me proteina deri në dy vjet.
Ata gjithashtu kanë marrë varka në rast se duhet të mbërrijnë në tokë.
“Ne nuk jemi aspak nervozë”, tha Georgina gjatë një interviste në tetor, – “Thjesht më duket çdo gjë sureale”.
Burri i saj Majk shtoi: “Qyteti është bërë shumë më i qetë … çdo ditë njerëzit po paketojnë gjërat e tyre dhe po largohen”.
Qeveria ka paguar banorët si pjesë e një programi të rivendosjes për t’i ndihmuar ata të zhvendosen diku tjetër në Kanada.
Zhvendosja ka sjellë disa polemika, megjithatë, disa banorë që zotërojnë shtëpi në ishull kanë deklaruar se qeveria nuk u dha asgjë.
Ata banorë, të cilët thonë se paguanin taksat në ishull për vite me radhë, u është thënë se nuk kishin të drejtë kompensimi sepse ata jetonin vetëm atje me kohë të pjesshme.
Këshilli i qytetit i Ishujve të Vogël, i dërgoi qeverisë 76 fletëvotime në vitin 2017 për të filluar procesin e rivendosjes.
Nga të dhënat u zbulua se 76, 55 persona ishin banorë të përhershëm, sipas qeverisë.
55 banorë votuan për t’u zhvendosur dhe atyre u është paguar një shumë prej 8,7 milion dollarë.
Juanita dhe Gord Hull ishin midis atyre që nuk konsideroheshin banorë të përhershëm.
Ata thanë se kishin jetuar në ishull për gati 70 vjet, por ishin detyruar të largoheshin në vitin 2016 për arsye shëndetësore, shkruan Daily Mail.
Pavarësisht se ende zotëronin shtëpinë e tyre dhe paguanin taksat, Hulls thonë se shteti nuk u dha asnjë kompensim.
“Unë u lëndova shumë dhe mendova se ishim të diskriminuar”, tha ajo.
Një tjetër banor, Doris Tucker, tha se u ndje i fyer nga veprimet që po ndërmerrte qeveria.
“Unë kam lindur atje në 1939, shkova në shkollë atje dhe kam punuar atje, gjithë jeta ime është ai ishull”, deklaroi Doris.