Për të dytin vit radhazi, provinca Kastamonu në rajonin e Detit të Zi është zgjedhur si qyteti më i pastër i Turqisë. Kjo u bë e ditur sipas të dhënave të hartuara nga Instituti Statistikor Turk, Kastamonu, i cili është i famshëm për bukurinë e tij natyrore, çdo grumbull mbeturash e riciklon dhe e shndërron në lëndë të parë, dhe madje edhe në energji elektrike.
Njësia e menaxhimit të mbeturinave në Kastamonu mbledh rreth 250 ton mbeturina çdo ditë. Mbeturinat e mbledhura transferohen në një deponim të mbeturinave të ngurta jashtë qytetit dhe shndërrohen në energji elektrike që furnizon jo më pak se 7,000 shtëpi.
I vendosur në rajonin e Detit të Zi, i cili është i njohur për pyjet e tij të dendura, rajoni Kastamonu ka qenë gjithmonë i njohur për ajrin e pastër dhe është renditur si një nga qytetet më të mira për të jetuar.
Me investimet e fundit në objektet e grumbullimit të mbeturinave dhe mbështetjen që tregohet për kampanjën “Zero mbeturina”, Kastamonu mbetet shembull se si qytetet mund të funksionojnë më mirë.