Kuriozitete Njihuni me shtetin më të vogël në botë

Njihuni me shtetin më të vogël në botë

Sealand është një principatë e vogël, që gjendet 12 kilometra larg brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar, pranë qytetit të Ipswich dhe qytetit bregdetar Felixstowe, dhe është vendi më i vogël në botë.

Sealand është vetëm një platformë detare, rreth 500 metra katrorë. Historia e Sealand daton në vitin 1942, kur ushtria britanike ndërtoi platforma për të qenë në gjendje të mbrohej kundër sulmeve ajrore, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më vonë, pozicioni i Sealand ishte shumë i përshtatshëm për instalimin e stacioneve pirate, duke u pushtuar përgjatë 10 viteve nga grupe të ndryshme piratësh.

Derisa u shfaq Patrick Roy Bates, ish-komandant i Marinës, i cili mori platformën dhe shpalli Principatën e Sealand. Në 1975, Bates shkroi Kushtetutën, krijoi monedhën e vet, orkestroi himnin dhe krijoi një flamur.

Michael, djali i Bates, thotë se ende sot vijnë qindra aplikime “online” për të marrë pasaportën e Principatës dhe suvenirë të ndryshëm, por ajo që kërkohet më shumë është titulli “Lord” ose “Lady”, që kushton 36,99 euro.