Extra Nga fluturueset tek të apokalipsit: Arkitekti zbulon si do të jenë shtëpitë...

Nga fluturueset tek të apokalipsit: Arkitekti zbulon si do të jenë shtëpitë e së ardhmes

Nëse shumë prej nesh kanë menduar gjithmonë si do të duket planeti ynë në të ardhmen, arkitekti Chris Lawson është përpjekur të japë një përgjigje, të paktën sa i përket banesave rezidenciale. Për çdo skenar të së ardhmes, ai ka publikuar një model godine që mund të shërbejë si shtëpi për njerëzimin.

Shtëpi në Mars: Nëse në të ardhmen ne do të jetojmë në Planetin e Kuq, shtëpitë tona atje do të jenë pjesërisht nën tokë, me një strukturë që do të sigurojë mbrojtje nga klima e ashpër. Banesat në formë flluskash mund të jenë më të leverdishme sa i përket kursimit të energjisë, shpjegon Lawson. Shtëpitë do të jenë me titan, plastikë ose xham, në mënyrë që të jenë të forta dhe funksionale.
Shtëpitë fluturuese: Ndërsa ende po presim që makinat fluturuese të futen në jetën e përditshme, Lawson mendon se me përparimin e teknologjisë, nuk do të bëhet më garë për papafingo, sepse mund të jetosh mbi re. Forma e shtëpisë do të ngjajë me atë të një droni, me helika gjigante që do të jenë gjithmonë në punë, për të mbajtur në ajër banesën tuaj. Godina do të duhet të ndërtohet me kujdes, për shpërndarjen sa më të mirë të peshës.

Shtëpitë për t’i mbijetuar apokalipsit: Nëse do të ndodhemi ndonjëherë në një situatë të tillë, Lawson ka një zgjidhje edhe për këtë. Kjo shtëpi do të duhet të ndërtohet nën tokë, kështu që është vendimtare krijimi i hapësirave për të futur dritën brenda. Për këtë, arkitekti ka menduar që shtëpitë në vetvete do të ndërtohen buzë shkëmbinjve, për të pasur të paktën një anë të banesës me dritë natyrale.

Shtëpi në ujë: Duke qenë se rreth 71% e Tokës është e përbërë nga uji, ky mund të jetë vendi ku në të ardhmen të vendoset pjesa më e madhe e popullsisë botërore. E ngjashme me shtëpinë në Mars, shtëpia ujore është e konceptuar në formë globi, i ndërtuar me xham ose plastikë që nuk lejon depërtimin e ujit. Edhe në këtë rast, një pjesë e strukturës do të jetë nën ujë.