Kuriozitete Njihuni me Uranin, planetin më të ftohtë në sistemin diellor

Njihuni me Uranin, planetin më të ftohtë në sistemin diellor

Urani është planeti i 7-të nga Dielli dhe i 3-ti më i madh (më diametër).

Urani është më i madh në diametër por më i vogël në peshë së Neptuni.

Urani është Perëndi e lashtë grekë e qiejve. Urani ishte i biri dhe shoku i Gaia, babai i Cronus (Saturni), e Cyclopes dhe Titans (paraardhësit e Perëndive Madhështorë).

Urani kishte qenë parë shumë herë më parë, por injoruar thjesht si një yll tjetër. Zbulimi i parë ishte në vitin 1690 kur John Flamsteed i vuri emrin 34 Tauri. Emri Urani ishte propozuar nga Bode, në përputhje më emra të tjerë planetarë nga mitologjia klasikë, por nuk vinin në përdorim të përbashkët deri në 1850.

Urani është vizituar nga vetëm një anije kozmikë, Voyager 2 më 24 janar 1986.

Atmosfera tek Urani është e përbërë më rreth 83 % hidrogjen, 15 % helium dhe lëng natyror 2 %.

Si planetët e tjera më përbërje gazi, Urani ka grupe të reve të cilat ecin më një shpejtësi ekstreme. Por ata janë shumë të zbehta.

Ngjyra blu tek Urani është rezultat i absorbimit të dritës së kuqe nga metani në atmosferën e lartë.

Mund të këtë dhe ngjyra të ndryshme si Jupiteri, por ato mund të jenë të fshehura nga shtresat e veshura të metanit.

Si planetët e tjera edhe Urani ka unaza. Unazat e Uranit janë të përbëra nga grimca mjaft të mëdha, që shkojnë deri në 10 metra në diametër përveç pluhurit të imët.

Urani ka 11 unaza të njohura, të gjithë shumë të zbehta, një nga unazat quhet Epsilon. Unazat e Uranit ishin të parat, që u zbuluan dhe pastaj vijuan ato të Saturnit. Kjo ishte më rëndësi të konsiderueshme dhe ne tani e dimë së unazat janë një tipar i përbashkët i planetëve dhe nuk është një karakteristikë vetëm e Saturnit.

Urani është tepër i vështirë për t’u parë më sy, por është mjaft e lehtë për t’u parë më teleskop (në qoftë se ju e dini saktësisht se ku mund të shikoni).

Kuriozitete

-Urani është planeti më i ftohtë në sistemin tonë diellor me temperatura që mund të bien në -224 gradë Celsius.

-Astronomët kanë gjetur se sistemi unazor i Uranit është i ngjashëm me Jupiterin, megjithëse përmbajtja e sistemit unazor të Uranit përbëhet kryesisht nga një material që u prodhua nga goditjet e “satelitëve” relativisht të vegjël.

-A e dini se Urani është i vetmi planet i njohur në Sistemin tonë Diellor që në të vërtetë rrotullohet në anë?

Distanca: 2.870.990.000 km nga Dielli

Distanca: 2.574.950.400 nga Toka

Diametri: 51.118 km

Masa: 8,683 e 25 kg

Rrotullimi rreth Diellit: 84 vjet

Rrotullimi rreth vetes: 17,2 orë

Nëse në Tokë peshon 68 kg në Uran peshon 60 kg.

Temperatura: -224 °C Poshtë Zeros