Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bëri të ditur se duke nisur nga mesdita e kësaj të mërkure e deri në mesnatë, asnjë shtetas shqiptar nuk do të lejohet të kalojë drejt Greqisë nëpërmjet Kapshticës.
Kjo, për shkak se është plotësuar kuota e lejuar nga pala greke për kalimin e 300 personave brenda 24 orëve.
Në këtë mënyrë të gjithë ata shtetas shqiptarë që janë rezident në Greqi ose që kanë kontrata pune dhe që kanë në plan të udhëtojnë drejt vendit fqinj, duhet të presin mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes për të kaluar doganën e Kapshticës.