Është e vështirë që të kuptohet se si ambienti te Bayern Munchen është kaq i trazuar, kur vetëm disa muaj më parë ekipi arriti që të fitonte të gjithë trofetë e mundshëm të sezonit.
Marrëdhënia jo e mirë mes drejtorit teknik Hasan Salihamidzic dhe trajnerit Hansi Flick krijoi një klimë tensioni që çoi në njoftimin e këtij të fundit se në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më trajner i skuadrës. Një njoftim që duket se ka kapur të papërgatitur vetë drejtuesit e klubit, që sot publikoi një komunikatë për shtyp, ku thuhet se Flick nuk duhej ta shprehte vendimin e tij publikisht, pasi kështu shpërqendron skuadrën.
“Bayern nuk është dakord me komunikimin e Hansi Flick, të bërë në këtë moment dhe do të vijojmë bisedimet siç e kemi lënë më parë, pas ndeshjes ndaj Mainz”, lexohet në komunikatën e Bayern Munchen.