Aktualitet Njohja e patentave në Itali, publikohet lista e dokumenteve të nevojshme

Njohja e patentave në Itali, publikohet lista e dokumenteve të nevojshme

Prej datës 8 shtator 2019, patentat shqiptare të lëshuara nga data 24 janar 2017 e deri më sot, do të njihen edhe në shtetin italian.

Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të Ministrisë Italiane të Infrastrukturës dhe Transportit, ku është publikuar edhe lista e dokumentacionit që kërkohet për njohjen e lejeve të drejtimit.

“Njohja dhe konvertimi i patentave shqiptare në Itali është rezultat i një pune të organizuar dhe të drejtuar nga Koordinatori Shtetëror i Patentave, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,  Artan Shkreli me institucionet italiane, një bashkëpunim ky i arritur në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes qeverive të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës, Pandeli Majko që jep edhe lajmin e publikimit të listës së dokumentacionit të nevojshëm.

Në linkun e mëposhtëm gjeni listën e dokumenteve të nevojshme për konvertimin e lejeve të drejtimit.

http://www.dgtnordovest.it/joomla/index.php?option=com_content&id=264%3Aalbania&fbclid=IwAR0Nv0pMEDl-3yOchafS0Vy6PU9xsyQHlYYTgm8UHCqDfCOhcCNrizJOF8I