Zakonisht mendohet se të kundërtat tërhiqen ose se martesa i bën njerëzit më të lumtur. Por e vërteta që qëndron pas këtyre stereotipeve të marrëdhënieve mund t’ju befasojë.
Muajt e dimrit janë koha kur njerëzit më së shumti kërkojnë të kenë një partner dhe fillojnë t’i japin përparësi një marrëdhënieje, por kjo mund të rezultojë një gabim fatal.
A janë bisedat online tërheqëse? A është më mirë të jesh si partneri yt? A janë çiftet e martuara me të vërtetë të lumtur? A është monogamia opsioni më i mirë?
Përgjigjet e studimeve të ndryshme mund t’ju befasojnë.
Bisedat online janë një nga mënyrat më popullore për të takuar një partner, por ndjenja që po flet me një njeri që nuk e njeh, mund të jetë frikësuese. Mund të jetë inkurajuese se po njeh dikë të ri, por ky zbulim sugjeron se perceptimi ynë për bukurinë është i rrënjosur aq thellë sa që nuk mendojmë aq shumë për frikën.
Pra nëse dikush mund të jetë kriminel, ju do ta anashkaloni si fakt vetëm nga mënyra se si ai flet dhe sa të bukura i ka fotografitë e profilit. Por kjo nuk shikohet vetëm në aspektin negativ nga psikologët, pasi shumë njerëz kanë një marrëdhënie të lumtur vetëm nga fakti që janë takuar nga aplikacione të ndryshme mbi krijimin e marrëdhënieve.
Shpesh thuhet një shprehje që më së shumti ka ngelur tabu “të kundërtat gjithmonë tërhiqen”, por rasti i marrëdhënieve nuk është i njëjtë me ligjet e fizikës, pasi ka shumë njerëz që nuk e durojnë dot një partner të ndryshëm nga vetja.
Ka disa tipare të njerëzve që kanë tendencë të jenë të dobishëm dhe dëshirojnë që mendimet e tyre duhet të ndikojnë te partnerët, por ka njerëz të cilët nuk do të jetonin as dy ditë me dikë të tillë. Gjithashtu, disa nga këto tipare janë të papërfillshme për disa njerëz të tjerë, të cilët mjaftojnë të kenë një partner pa marrë parasysh se si është personaliteti i tyre.
Por ndonjëherë të gjeni karakterin tuaj të pasqyruar në një person tjetër mund të jetë diçka e dëmshme në një marrëdhënie. Për shembull kur bëhet fjalë për ndërgjegjen, hulumtimet sugjerojnë së është më mirë që një partner të jetë më pak i ndërgjegjshëm se tjetri, pasi ju ndihmon të krijoni një balancë për njëri-tjetrin.
Martesa ndoshta ju bën më të lumtur, por kjo lumturi nuk zgjat përgjithmonë. Nëse ju dhe partneri përputheni mirë me njëri-tjetrin, ndoshta ju do të jeni të lumtur, por çfarë do të thotë kjo për ndryshimin e personalitetit tuaj?
Studimet tregojnë se martesat bëjnë ndryshime afatgjata në personalitetin e njeriut. Një studim katërvjeçar i 15.000 gjermanëve zbuloi se pasi martohen njerëzit janë më pak të hapur për të njohur njerëz të rinj. Në anën tjetër, njerëzit gjithashtu kanë raportuar se e kontrollojnë shumë veten për të njohur njerëz të rinj dhe kjo falë martesës, në mënyrë që të kenë një marrëdhënie afatgjatë. Nëse bashkëshorti i tyre pajtohet me ta, kjo është një çështje tjetër.
Kënaqësia e jetës midis çifteve rritet pas martesës, por pas disa vitesh martesë kënaqësia e jetës kthehet në nivelet bazë. Hulumtimet kanë treguar se është e kundërta te çiftet e martuara sepse njerëzit janë të prirur të ndryshojnë personalitetin pas përfundimit të një marrëdhënieje afatgjatë. Për shembull, njerëzit në moshës mesatare, të cilët kishin kaluar një divorc treguan se gratë bëhen më të hapura pas divorcit.
Shumë njerëz nuk i përjetojnë mirë ndarjet. Ata shpesh përpiqen të bëhen më të ndërgjegjshëm pas divorcit dhe në përgjithësi meshkujt kanë prirje të bëhen më shumë mosbesues.
Gjithashtu ka dy mënyra se si divorci mund të ndikojë në personalitetin tuaj. Njerëzit që janë të hapur, kanë tendencë të kenë një martesë të dytë shumë shpejt, ndërsa të tjerët kanë një tendencë për të pasur disa marrëdhënie të shkurtra pas një divorci. Natyrisht monogamia nuk është alternativa e vetme. Poligamia është një stil tjetër marrëdhënieje, ku në vendimmarrjet e një çifti bëjnë pjesë edhe “miqtë” e tyre. Kohët e fundit ky trend është gjithmonë e më shumë në rritje.
Hulumtimet kanë treguar se çiftet në një marrëdhënie poligamie mbajnë lidhje shumë të forta miqësie edhe kur janë të martuar. Një tjetër studim online gjithashtu zbuloi se njerëzit në marrëdhënie poligamie kishin më shumë gjasa të praktikonin seksin e sigurt. Njerëzit në një marrëdhënie poligamie janë më të hapur kundrejt opinioneve të të afërmve dhe miqve.
Edhe pse studime të ndryshme në Britani kanë treguar se martesa i bën njerëzit më të lumtur, psikologët kanë treguar se lumturia në martesë më shumë është çështje perceptimi dhe vetëm për një periudhe të shkurtër kohore. Më pas gjithçka kthehet në monotoni. /BBC/