Edhe Nju Jorku mund të ketë një ‘Mose’, si Venecia, për t’u mbrojtur nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë jonormale, veçanërisht gjatë stuhive tropikale ose në rast uraganesh.
Hipoteza vjen pothuajse dhjetë vjet pas uraganit “Sandy: dhe projekti u prezantua nga ekuivalenti amerikan i inxhinierisë civile( Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë) për të mbrojtur qytetin.
Është një punë prej 52 miliardë dollarësh më shumë se gjysma e financuar nga qeveria federale dhe si e tillë do të kërkonte miratimin e Kongresit fillimisht.
Në rast të një opinioni pozitiv, do të ndërtohen 12 barriera ose diga të lëvizshme, (Venecia ka katër) përgjatë grykëderdhjeve të gjireve dhe hyrjeve kryesore të portit të Nju Jorkut.
Hipoteza e një Mose vjen dy vjet e gjysmë pas një projekti të mëparshëm që përfshinte ndërtimin e një pengese të vetme përgjatë portit të Nju Jorkut. Ajo u hodh poshtë pas kritikave nga presidenti i atëhershëm Donald Trump.
Projekti i mëparshëm kishte një kosto të tepruar prej 119 miliardë dollarësh dhe sipas disa ekspertëve mund të kishte shkaktuar edhe dëme në mjedis.