Çmimi Nobel për ekonominë për vitin 2019 i është dhënë tre ekonomistëve së bashku.
Bëhet fjalë për Abhijit Banerjee, Esther Duflo e Michael Kremer. Ekonomistët që punojnë prej vitesh në grup janë marrë çmimin e rëndësishëm për qasjen e tyre eksperimentale në luftën kundër varfërisë globale.
E veçantë fakti që Esther Duklo dhe Abhijit Banerjee janë të martuar nga viti 2015.
”Punimet e drejtuara nga laureatët kanë prezantuar një qasje të re për të marrë përgjigje të besueshme mbi mënyrën më të mirë për të ulur varfërinë në botë”, theksoi Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.
Ata do ta ndajnë çmimin prej nëntë milionë koronash, rreth 830 000 euro.