Një efektiv i Policisë së Fierit është pezulluar nga detyra me vendim gjykate për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Nënkomisari Taulant Ismailaj, specialist i seksionit të luftës kundër narkotikëve në Policinë e Fierit, akuzohet se ka favorizuar shpërndarës të ndryshëm të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës.
Ndaj tij, gjykata ka vendosur po ashtu edhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se në bazë të hetimeve të deritanishme, nënkomisari Taulant Ismailaj ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit.