Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është bërë me dhimbje koke, pasi ka disa probleme të mprehta për të zgjidhur për pjesën e mbetur të sezonit, dy prej të cilave janë futbollistët shqiptar, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane dhe konkretisht “Corriera dello Sera”. Gazeta i cilëson dy futbollistët si të tepërt, teksa shton se nuk janë përshtatur te skuadra bardhekaltër. Valon Berisha u transferua te Lazio në korrik të vitit të kaluar, pikërisht nga skuadra austriake e RB Salzburg për shifrën e 7.5 milion eurove. Në total, Berisha është aktivizuar në 9 përballje në të gjitha kompeticionet.
Ai është aktivizuar në 4 takime të Seria A dhe në 5 ndeshje në Europa League. Për skuadrën e tij të re, Berisha nuk ka arritur të tund asnjëherë rrjetën dhe Inzaghi i duhet të bëj diçka për të shfrytëzuar këto investime që ka bërë verën e shkuar. Futbollistit i duhet thënë më shumë minuta, ose të huazohet për të gjetur vazhdimësinë diku tjetër. Nga ana tjetër Durmishi është një tjetër problem për skuadrën e Lazios.
Mbrojtësi shqiptar, por që aktivizohet me kombëtaren daneze në korrik të vitit 2018 për shifrën e 6.5 milion eurove. Edhe ai është aktivizuar me pikatore te skuadra e kryeqytetit italian. Janë 5 ndeshje në Europa League dhe 3 në Seria A. Gjithsesi Lazio pret lojtarët që mund të bëjnë më mirë, por nuk përjashtohet një largim i tyre që në dritaren e merkatos së janarit.