U lidh me Johnny Depp pavarësisht se aktori ishte më shumë se dy herë më i vjetër se ajo, por tani, 24-vjeçarja ruse Polina Glen ka vendosur të ndahet nga 56-vjeçari dhe të kthehet në vendlindjen e saj.
Sipas miqve, vajza nuk e duronte dot vëmendjen që i sillte lidhja me një yll Hollivudi.
Kur fillimisht u bë publike marrëdhënia mes tyre, dolën fotot e Glen kur ishte 17 vjeç, duke kërcyer mbi një banak në një klub të Shën Pjetërburgut.
Është thënë se Depp dhe Glen po mendonin të martoheshin pasi ajo u zhvendos në mansionin e aktorit, por tani gjithçka është anuluar.
“Ajo e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje u frikësua”, thotë një burim për “Daily Mail”.