Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë. Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai. “Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.
Kur gazetari i A2, Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.
Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS. Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje./A2