Elvana Gjata ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë pasi zhduki të gjitha gjurmët nga rrjetet sociale.
Pas vrasjes në ish-Bllok, ku u përfshi i fejuari i saj, këngëtarja u largua jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Instagrami, duke i zhgënjyer fansat e saj.
Por Elvana është rikthyer tashmë në Instagram, me një foto të re ku shfaqet në një studio muzikore. Përmes këtij postimi ajo sqaron se nuk e ka aspak të letë rikthimin, por u detyrohet fansave një sqarim, dhe të gjithë atyre që e kanë pyetur për shëndetin.
Elvana falenderon të gjithë miqtë e saj që e kanë mbështetur dhe nuk e kanë braktisur kurrë, ndërsa rikthimin ua dedikon atyre, fansave të saj!
Reagimi i Elvana Gjatës:
“Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që me duhet ti them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke me ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm, dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi.
Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë… edhe me shumë se sa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë…
Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë… edhe me shumë se sa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë…
Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt…ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia.
Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju… e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shume se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund të jetoj”.
Me një foto ku shfaqet e veshur me të zeza dhe më elegante nga hera e fundit që e kemi parë, Elvana tregon se është duke punuar për një projekt të ri.