Horacio Sala, babai i futbollistit Emiliano Sala, ka ndërruar jetë papritur në Argjentinë pas një ataku në zemër, vetëm 3 muaj pas rrëzimit të avionit që i kushtoi jetën të birit.
Fotoja e babait të pikëlluar deri në dëshpërim në mesin e mijëra personave që morën pjesë në funeralin e djalit të tij në muajin Shkurt bëri xhiron e botës.
“2019 vazhdon të na shokojë me lajme të këqija në këtë qytet”, tha Julio Muller, një politikan lokal, i cili konfirmoi vdekjen e 58-vjeçarit Horacio Salas, ish-shofer kamioni.
“Në orën 5 të mëngjesit, vajza dhe e shoqja më telefonuan dhe ishin tepër të mërzitura. Mjekët ishin aty, por kur unë mbërrita në shtëpi, ai kishte vdekur”, tha Muller, i cituar nga “The Telegraph”.
Avioni që transportonte futbollistin 28-vjeçar Emiliano Sala u rrëzua në kanalin anglez më 21 Janar duke i marrë jetën sëbashku me pilotin.