Kështu deklaroi deputetja e Partisë Rudina Hajdari në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ ndërkohë që theksoi se nuk do ta djegë mandatin.
Teksa mori shembull atë që ndodhi me deputetin demokrat Myslym Murrizi, i cili u shkarkua nga PD se nuk dorëzoi mandatin, deputetja i kujtoi Partisë Demokratike se kjo gjë ka ndodhur dy herë edhe me babain e saj Azem Hajdarin.
‘Dua t’i kujtoj PD-së që kjo nuk është hera e parë që përjashton deputetë. Ka ndodhur edhe në familjen time. Ka ndodhur dy herë madje, kanë përjashtuar tim atë, por janë penduar më pas. Gjatë jetës së tij ai është përjashtuar dy herë nga PD. Prandaj duhet të jemi shumë të matur kur marrim këto vendime. Unë nuk mund të ndjek dot një vendim kolegjial që shkon kundër Kushtetutës. Më vjen keq nëse unë zhgënjej partinë time, por do zgjedh interesin e Shqipërisë’, tha deputetja.