Thuajse nuk ka familjare shqiptare, që mos të ketë pasur një pjesëtar që të ketë ndjekur telenovelën e famshme turke “EZEL”.
Në mes personazheve kryesor ishte edhe “daja” apo Ramiz Karaeski (emri i vërtetë i aktorit- Tuncel Kurtiz), që shqiptarët u marrosën pas thënieve të tij në film.
Jehonave e shprehjeve të tij vijon të mbetet aktuale, pavarësisht se telenovela ka vite që është transmetuar dhe madje, edhe vetë “daja” (Tuncel Kurtiz) ka ndërruar jetë në shtator të vitit 2013.
Tuncel Kurtiz lindi në vitin 1936, në Izmit të provincës Kocaeli, ai gjatë karrierës ka punuar si skenarist, aktor dhe regjisor.
Që nga viti 1958, ka performuar në skena të ndryshme në teatrot e Stambollit dhe gjetiu në Turqi, po ashtu ka luajtur edhe në Teatrin Mbretëror të Stokholmit dhe Teatrin Suedez, pastaj ka qenë pjesë e shfaqjeve në Berlin, Frankfurt, Hamburg dhe në Angli.
Gjatë karrierës ka fituar çmime të ndryshme si aktor dhe si skenarist.
Një nga rolet më të rëndësishme ka qenë ai në filmin “Suru” dhe pastaj në serialet e shumta televizive.
Në Shqipëri, Tuncel Kurtizu bë tejet popullor me rolin e Ramiz Karaeskit alias “daja” në serialin “Ezel”, i cili ka qenë njëherësh roli i tij më i rëndësishëm në vitet e fundit të jetës.
Sipas mediave turke, Kurtiz ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit të kokës pas rrëzimit në shtëpinë e tij, në Stamboll.
Më poshtë 18 nga shprehjet më të bukura nga telenovela “Ezel”, të thëna nga “daja”…
1- Po të dyshosh për besnikërinë e një shoku, dyshimi yt mund të bëhet shkak që edhe ai të dyshojë për ty.
2- Njeriu nuk bëhet i varfër atëherë kur nuk ka çfarë të hajë, por atëherë kur bukën në dorë nuk ka me kënd ta ndajë…
3- Familja e shëndoshë, është kështjellë, të cilën armiku vazhdimisht kërkon ta shkatërrojë!
4- Njerëzit thonë se të humbasësh personin që do, është gjëja më e keqe. Në fakt, më e keqe se kjo është të humbasësh vetveten.
5- Çdo njeri ka dy buzëqeshje: të buzëve që ja jep kujtdo dhe të syve që ua jep njerëzve më të rëndësishëm.
6- Ndryshimi midis shkollës dhe jetës: Në shkollë mëson dhe pastaj testohesh. Në jetë testohesh dhe pastaj mëson.
7- Pyeti të diturit, rri me të urtët dhe shoqërohu me të varfrit!
8- Jam përgjegjës për atë që them, jo për atë që kupton ti…
9- Nëse jeta ju dhuron një person të veçantë… Mbajeni fort!
10- Mos e konsidero “shok” secilin që ta lëmon shpinën. Ndoshta kërkon vendin më të përshtatshëm për ta therur..
11- Do të jesh i lumtur? Mëso më parë të vuash..
12- Vlerësoje veten, kurrë mos ju përkul njeriut, askush nuk është më i mirë se ti, pasi Zoti na krijoi të gjithëve të njëjtë.
13- Njerëzit thonë që të falësh është vështirë.. Unë them që të falësh është lehtë, por të fitosh sërish besimin është vërtetë e vështirë…
14- Asnjë njeri nuk do të vdesë, pa e përjetuar atë që e ka merituar!
15- Mirëqenia krijon miq, fatkeqësitë dhe nevojat i vënë në provë!
16- Njeriu i mençur nuk i thotë të gjitha gjërat që mendon, por i mendon të gjitha ato që thotë!
17- Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim…
18- Bëjmë luftë për të jetuar në paqe. Çfarë paradoksi.