Izraeli ka një plan tjetër për të mundur koronavirusin dhe nuk është as distancimi social dhe as testet për të prekurit, por izolimi i të moshuarve.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett, në një video-mesazh thotë se të moshuarit janë më të rrezikuarit nga ky virus, ndaj ideja e tij është që mos të kemi asnjë kontakt me këta persona, të cilëve do t’u duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi derisa epidemia të përfundojë.
Plani i Izraelit, sipas ministrit
“Dua të ndaj me ju gjënë më të rëndësishëm të gjithë epidemisë së koronavirusit. Gjëja më e rëndësishme, më e rëndësishme se distancimi social, më e rëndësishme se testet, është që të ndahen të moshuarit nga të rinjtë. Kombinimi më vdekjeprurës është kur gjyshja përqafon nipin. Pse? Sepse korona është një virus unik në kuptimin që është shumë më vdekjeprurës për të moshuarit sesa për njerëzit më të rinj. Kështu që, ajo që duhet të bëjmë për këtë periudhë në vazhdim është që të kujdesemi për gjyshin ose gjyshen, por nga larg. Telefonojini në WhatsApp, Skype, ose ku të doni. Dërgojini ushqim por lërjani tek dera.
Mos hyni në shtëpi, mos i përqafoni, sepse po i rrezikoni. Njerëzit më pyesin nëse duhet t’i izolojmë përgjithmonë të moshuarit? Përgjigjja është jo. Ajo që do të ndodh në muajt e ardhshëm është që gradualisht pjesa tjetër e popullsisë, duan s’duan, do të preken nga koronavirusi, pjesa më dërmuese e tyre as nuk do ta dinë.
Do të marrë 3-4 javë kohë, nuk do ta dinë që e kanë virusin dhe në fund ata do të jenë imunë. Kur të arrijë 60-70% të popullsisë do të fitohet imunitet, epidemia merr fund dhe gjyshi me gjyshen mund të dalin. Mund të marrë një muaj, dy, tre muaj ose pak më shumë. Por ky është plani”.