Si gruaja e trashëgimtarit të fronit – Princit Uilliam – Kate Middleton është tani një nga anëtarët më të vjetër të familjes mbretërore.
Kate mori titullin e Princeshës së Uellsit kur Mbreti Çarls III u ngjit në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.
E vetmja grua në familje me një pozicion më të lartë është bashkëshortja e mbretit, Camilla Parker Bowles.
Këto janë 10 gjërat e zakonshme që Kate Middleton nuk mund t’i bëjë dot si Princesha e Uellsit.
1 – Kate Middleton nuk mund të votojë
Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të ndajnë opinionet e tyre politike me publikun dhe ata duhet të qëndrojnë neutralë në punët e qeverisë britanike. Me konventë, Princeshës së Uellsit i ndalohet të shkojë në kutinë e votimit për çdo lloj procesi zgjedhor.
Anëtarëve të familjes mbretërore u ndalohet gjithashtu të kandidojnë për poste politike.
2 – S’ka selfie me Princeshën e Uellsit
Anëtarët e familjes mbretërore shpesh takohen me anëtarët e publikut gjatë kryerjes së detyrave të tyre dhe ata padyshim që kryqëzohen me fansat e emocionuar që duan selfie.
Megjithatë, një shtrëngim duarsh dhe një përshëndetje është gjithçka që fansat mbretërorë duhet të presin kur takohen me Kate Middleton, ose ndonjë monark tjetër. Bërja e një selfie me princeshën është kategorikisht e ndaluar!
3 – As autografe…
Fansat e emocionuar që do të kënaqeshin me një autograf në vend të një selfie me princeshën do të mbeten gjithashtu të zhgënjyer. Mbretërit nuk duhet të nënshkruajnë autografe – edhe pse ata pyeten shpesh për to – për shkak të rrezikut të kopjeve dhe falsifikimeve.
Sipas rregullave të kurorës, Kate mund të nënshkruajë vetëm dokumente zyrtare të autorizuara më parë nga sovrani.
4 – Princesha nuk mund të hapë Instagram
Princesha e Uellsit është një fotografe e apasionuar që pëlqen të fotografojë fëmijët e saj, Princin George, Princeshë Charlotte dhe Princin Louis. Por ndryshe nga nënat e tjera 40-vjeçare, Kate nuk lejohet të ketë llogaritë e saj në rrjetet sociale për të ndarë imazhe dhe video nga përditshmëria e saj, apo ndonjë gjë tjetër që do të donte ta postonte.
5 – Princesha e Uellsit nuk merr dot rrogë
Kjo ndoshta nuk është befasi, duke pasur parasysh se Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga familja mbretërore për t’u bërë të pavarur financiarisht. Por anëtarët e vjetër të familjes mbretërore si Kate nuk lejohen të përfitojnë nga puna e tyre ose të fitojnë një pagë të çfarëdo lloji.
Në vend që të fitojë para duke licencuar fotot që ajo bën, puna e Kate publikohet përmes kanaleve zyrtare të pallatit dhe ajo nuk fiton asnjë monedhë.
6 – Princesha nuk ha dot karkaleca
Princesha e Uellsit është padyshim shumë atletike dhe në formë dhe përfiton nga kuzhinierët mbretërorë që i bëjnë ushqime të shëndetshme çdo ditë. Megjithatë, Kate dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk lejohen të hanë karkaleca, midhje apo çdo forme tjetër të frutave të detit për shkak të rrezikut të helmimit.
“Është një veprim shumë i arsyeshëm të braktisësh ushqimin e detit kur jemi jashtë dhe në punë publike. Ne nuk duam që një anëtar i familjes mbretërore të ketë një reagim serioz ndaj helmimit nga ushqimi, veçanërisht nëse ajo është në një turne jashtë shtetit, “shpjegoi për revistën Woman & Home, kujdestari mbretëror Grant Harold.
Gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Elizabeth II, kishte edhe më shumë rregulla ushqimore në Pallatin Buckingham.
Ish-kuzhinieri mbretëror Darren McGrady thotë se ata nuk mund të “shërbenin kurrë asgjë me hudhër ose shumë qepë” dhe se kurrë s’mund të kishte “patate, oriz apo makarona për darkë”.
Mbreti Çarls bëri gjithashtu një ndryshim në menunë e pallatit në vitin 2008, kur ndaloi pjatën franceze foie gras për shkak të shqetësimit të tij për mirëqenien e kafshëve.
7 – Ajo duhet të ndjekë rreptësisht rregullin ‘ndalo së ngrëni’
Meqë jemi tek ushqimi, ka një rregull tjetër të çuditshëm që Kate duhet ta ndjekë – ose kushdo që ha me sovranin, në fakt. Kur mbreti vendos se ka mbaruar me vaktin e tij, të gjithë të tjerët në tryezë duhet të ndjekin dhe të mos hanë.
8 – Princesha e Uellsit nuk mund të shkojë në shtrat kur të dojë
Ky rregull mund të ketë ndryshuar që nga ditët e Princeshës së mëparshme të Uellsit, vjehrrës së ndjerë të Kate, Princeshës Diana dhe Mbretëreshës Elizabeth. Megjithatë, menduam ta përmendnim sepse ky ishte një rregull që nuk e prisnim.
Ish-sekretari privat i mbretëreshës, Sir William Heseltine, shkroi në librin e tij The Royals në Australi se konsiderohej një etiketë shumë e keqe për të shkuar në shtrat para Madhërisë së Saj.
“Askush nuk e ndjente të drejtë të shkonte në shtrat përpara se mbretëresha ta bënte këtë,” shkroi Heseltine. “Për Dianën mbrëmjet e gjata mbretërore ishin agoni. Ndonjëherë duhet të rrinte me orë të tëra në dhomën e ndenjjes ku të gjithë uleshin përreth për të biseduar.”
9 – Nuk ka ‘monopol’ për princeshën
Kate njihet për reputacionin e saj si një grua mjaft konkurruese, por jo kur bëhet fjalë për lojën Monopoly.
Sipas The Telegraph, anëtarët mbretërorë nuk lejohet të luajnë Monopoly për shkak të një rregulli të vendosur nga mbretëresha e ndjerë. Ajo ndjeu se loja “bëhej shumë djallëzore”, kështu që e ndaloi atë nga pallati.
10 – Princesha nuk mund të puthet me Princin!
Deri diku!
Rregulli i vërtetë është se atyre nuk u lejohet të praktikojnë PDA që do të thotë Public Displays of Affections ose Shfaqje Afektuoze/Dashurore në Publik’.
Fansat i panë vetëm një herë Kate dhe William të puthen në ballkonin e Pallatit Mbretëror në ditën e dasmës së tyre në prill 2011.
Kjo ishte hera e parë dhe siç duket, edhe e fundit!
Si rregull i përgjithshëm, shfaqjet e dashurisë në publik – jo vetë puthjet – shihen me përçmim në familje mbretërore.
E pra, s’qenka edhe aq e lehtë të jesh Princeshë!