Gjykata e Posaçme shtyn për në 26 korrik seancën paraprake nga ish-ministrit, Ilir Beqaj, dhe të bashkëpandehurve të “sterilizimit”.
Shtyrja u bë me kërkesë të avokatëve, të cilët kërkuan më shumë kohë, pasi ende nuk janë njohur me të gjithë fashikujt e dosjes, për shkak të volumit të madh të saj.
Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në arrest me burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Ndërsa Beqajn, Prokuroria e Posaçme e ka lënë në detyrim paraqitje.