Aktualitet Nuk është lexuar e gjithë dosja voluminoze, Gjykata e Posaçme shtyn seancën...

Nuk është lexuar e gjithë dosja voluminoze, Gjykata e Posaçme shtyn seancën për “sterilizimin”

Gjykata e Posaçme shtyn për në 26 korrik seancën paraprake nga ish-ministrit, Ilir Beqaj, dhe të bashkëpandehurve të “sterilizimit”.

Shtyrja u bë me kërkesë të avokatëve, të cilët kërkuan më shumë kohë, pasi ende nuk janë njohur me të gjithë fashikujt e dosjes, për shkak të volumit të madh të saj.

Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në arrest me burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Ndërsa Beqajn, Prokuroria e Posaçme e ka lënë në detyrim paraqitje.