Extra Nuk i mjaftonte rroga, punonjësja e administratës shet video erotike

Nuk i mjaftonte rroga, punonjësja e administratës shet video erotike

Një punonjëse në administratën e komunës La Plata në Argjentinë ka gjetur një mënyrë për të plotësuar shpenzimet që nuk i mbulon rroga shtetërore. Sonia Pellizzari 28 vjeç thotë se rroga e saj nuk është e lartë dhe për këtë arsye ka shitur në internet foto dhe video personale erotike.

Ajo tregon se fotot i ka bërë gjatë kohës së lirë dhe paratë që ka fituar prej tyre e kanë ndihmuar që të përballojë taksat për studimet që ndjek dhe qiranë e banesës. Sonia filloi punë në zyrat e komunës La Plata në vitin 2011 dhe mesa duket të gjithë kolegët e saj ishin në dijeni se çfarë bënte 28-vjeçarja në kohën e lirë. Por ajo u shkarkua nga puna në momentin kur këto foto u bënë publike.

Sofia mohon pretendimet se ajo është prostitutë. “Nuk dua të tregoj sa fitoj nga videot, por janë shumë. Dhe i përdor për të paguar qiranë dhe gjëra të tjera”, u shpreh 28-vjeçarja për mediat lokale.

Eprorët e saj në punë thanë se arsyeja që u shkarkua nuk ishte për shkak të përmbajtjes së videove që Sonia bënte. Ata thonë se 28-vjeçarja shpenzonte shumë kohë gjatë mbrëmjeve dhe në fundjavë duke realizuar videot, dhe kjo ndikonte negativisht në performancën e saj në punë. Ata madje pretendojnë edhe sa Sonia kishte marrë leje nga puna, gjë të cilën 28-vjeçarja e mohon.