Arrestohet nga Policia e Durrësit një 30-vjeçar i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi T. M., 30 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, sepse më 27 maj 2019, ky shtetas i është larguar patrullës së policisë Fier dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonte, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “TT”, e cila i përkiste këtij shtetasi.
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata Fierit, më datë 24 qershor 2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.