Një infermiere ka birësuar një vajzë të vogël të cilën askush nuk shkonte ta vizitonte gjatë kohës që kishte qëndruar në spital.
Vogëlushja Gisele kishte lindur vetëm 29-javëshe, për shkak se mamaja e saj kishte kaluar një mbidozë droge në vitin 2016 dhe shteti i kishte hequr kujdestarinë mbi fëmijën.
E porsalindura, e cila kishte ardhur në jetë duke peshuar më pak se 1 kilogram, kishte qëndruar për tre muaj në inkubator dhe përgjatë gjithë kohës askush nuk ishte paraqitur për ta parë, përveç infermieres që kujdesej për të.
45-vjeçarja nuk kishte fëmijë dhe së fundmi kishte mësuar se kishte pak gjasa të bëhej nënë, qoftë edhe me fertilizim artificial. Kur mësoi se të drejtat e nënës ishin hequr, ajo nxitoi të aplikonte për birësimin e vajzës. Më 18 tetor 2018 ajo u bë zyrtarisht nëna e vogëlushes.
“Që kur e pashë për herë të parë, dallova diçka të veçantë pas syve të saj blu”, kujton Liz, në një intervistë për “Washington Post”. “E ndjeva që e doja këtë fëmijë dhe duhet të kujdesesha për të”.