Kryesore Dorëheqja e Churchilli-it: Leksioni që mori nga një taksist

Dorëheqja e Churchilli-it: Leksioni që mori nga një taksist

Më 5 prill 1955, Winston Churchilli dha dorëheqjen si kryeministër britanik. Një njeri epokal, që e ia përshkoi karrierën politike lufta e paqja, në kujtimet e tij ka lënë një histori interesante e tejet kuptimplote për të kuptuar se çfarë kërkon populli nga një udhëheqës, varësisht situatave.

Churchill shkruan: “Mora një ditë një taksi për të shkuar në studio e BBC-së për një intervistë. Kur mbërrita, i kërkova taksistit që të priste dyzet minuta sa të mbarroja intervistën. Megjithatë, ai kërkoi falje dhe tha: ‘Më falni, zotëri, nuk mund të pres. Më duhet të shkoj në shtëpi për të dëgjuar Winston Churchill-in në radio!’.

Sigurisht, u ndjeva shumë i lumtur që ky njeri kishte dëshirë që të dëgjonte fjalët të mia. Por kur nxorra nga xhepi dhe 10 paund më tepër, ai reagoi në të kundërtën. ‘Në djall Churchill dhe BBC! Do të të pres këtu zotëri’”

Pra Churchill, edhe pse një hero i Luftës së Dytë Botërore, ishte në politikë për shkak se njerëzit prisnin prej tij të ardhura më të shumta, taksa më të ulëta, pra një ekonomi më të mirë; kërkonin prej tij shërbim shëndetësor dhe arsimor më cilësor, ndërtimin e rrugëve dhe krijimin e vendeve të punës, e të gjitha këto nuk mund të bëheshin duke u mbajtur te e djeshmja me lavdinë e luftës.

Ja disa prej shprehjeve më pikante të Churchill-it:

– Historia po përsërit, sepse budallenjtë nuk e kuptojnë mirë atë.

– Në çdo histori suksesi ka një person i cili në atë kohë ka marrë një vendim të guximshëm.

– Ndikimi i vendeve matet bazuar në gamën e armëve të tyre.

– Kur nëna juaj thotë: “ju do t’ju vjen keq për këtë”, me siguri që do t’ju vjen keq.

– Çdo komb në botë merr fuqinë që meriton.