Policia e Elbasanit ka vënë një pranga një 31-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe rrezikoi jetën e tyre duke i aksidentuar.
Autoritetet sqarojnë se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, kur policia është njoftuar se mjeti tip “Audi”, me drejtues 31-vjeçarin Bledi Laerti, i cili nuk i ishte bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Pogradec për të ndaluar, por kishte vijuar lëvizjen me shpejtësi në drejtim të Librazhdit.
Për kapjen e tij u ngrit një pikë kontrolli në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, por shoferi përsëri nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar një efektiv.
I plagosur mbeti punonjësi i Patrullës së Përgjithshme me iniciale S. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas këtij incidenti në ndjekje të 31-vjeçarit është vënë një patrullë tjetër dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.
Bledi Laerti është arrestuar dhe tashmë akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.