Në 90 minuta fjalim, Ilir Meta nuk zgjodhi që të sulmonte SPAK dhe Altin Dumanin dhe duket se kjo do të jetë retorika e tij në vijim si president i Partisë së Lirisë, një parti krejt tjetër siç ai e ka cilësuar. I pyetur nga A2 CNN, gjatë rrugëtimit të tij drejt shtëpisë së Sali Berishës, Meta tha se ka reflektuar shumë përgjatë kësaj kohe.
“Unë sot u mora më Dvoranin, kur them Dvoranin nënkuptoj Dumanin dhe e kundërta në kuptimin e Rama formës, nuk është e rëndësishme për t’u marrë me një person, e rëndësishme që sovraniteti i rrëmbyer t’i kthehet qytetarëve.
Unë do merrem me 5 prioritetet e LSI, çfarë del kundër këtij objektivi do të merrem dhe me shumë energji dhe forca, bashkë me lidershipin e ri. Drejtësinë do ia lë Kryesisë së Vasilit, se ai është figura kryesore e PL në Kuvend, se ka qenë dhe bashkëkryetar i Komisionit të Drejtësisë, kam reflektuar aq shumë sa tani po shkoj drejt legjendarit dhe për t’i shprehur solidaritetin tim”, tha Meta për A2 CNN.
Një përgjigje pati edhe për ato që e akuzojnë se largoi nga partia, Monika Kryemadhin.
“S’ka të bëjë me individ, ajo është në strukturat e Partisë tonë, problem ynë është me nepotizmin në administratë”, tha Meta.