Kryesore Meta vesh bluzën “Lironi liderin e opozitës”: Berisha është në piedestal

Meta vesh bluzën “Lironi liderin e opozitës”: Berisha është në piedestal

Teksa ka mbërritur poshtë shtëpisë së Sali Berishës, president i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës”, referuar Sali Berishës.

Ai ka thurur lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO si dhe autor i shumë arritjeve të tjera për vendin, teksa foli edhe për bashkim të opozitës.

“Padiskutim që bashkimi i opozitës. Bashkimi bën fuqinë. Berisha nuk është në arrest shtëpie, është në piedestal. I kanë dhënë mundësinë të shoh më lart se ne këtu. Opozita është në një moment pozitiv të bashkimit”, tha Meta.

Ndërkohë, Ramën e quajti thjesht si “Drama”.