Nuk ka surpriza të mundshme për Juventusin në Serie A, ajo fiton gjithsesi. Edhe pa trajnerin e saj Maurizio Sarri, në shtëpi me një pneumoni për të cilën do të mungojë edhe me sfidën me Napolin “e tij”, Kampionët e Italisë marrin tre pikët në fushën e vështirë të Parmës.
Është kapiteni Giorgio Chiellini që zgjidh gjithçka në minutën e 20-të, pas një seri aksionesh nga të dy palët.
Juventusi dyfishon në minutën e 33-të me anë të yllit Cristiano Ronaldo, por VAR anulon golin për një pozicion jashtë loje vërtetë milimetrik.
Në pjesën e dytë ekipet duken të lodhura dhe rezultati nuk ndryshon, me gjithë përpjekjet e Ronaldos por edhe me frikën e minutës së fundit, ku goditja e dënimit e Hernanit del jashtë nga porta e mbrojtur nga Szczesny.