Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arbër Çekajn.
Para trupës gjykuese, ai tha se nuk ka lidhje sasinë prej 613 kg drogë të gjetur në kontenierët e firmës së tij në portin e Durrësit.
“Nuk kam lidhje me drogën në kontenierë”, mësohet të ketë thënë Çekaj.
Ndërkohë avokati i tij shtoi se policia duhet të kishte kontrolluar kontenierin pasi të dilte nga magazina.
“Policia dhe Prokuroria nuk duhet të kishin ndërprerë operacionin në mes. Kontejneri duhet të ishte kontrolluar pasi të dilte nga magazina. Arbër Çekaj kishte porositur banane, të cilat janë certifikuar nga firma si të pastra. Kërkojmë revokimin e masës pasi nuk është e drejtë”, tha avokati i Cekajt.