Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar dorëheqjen e saj, duke shpjeguar se “nuk ka më energji” për të vazhduar të qeverisë. Ky vendim vjen pas pesë vjet e gjysmë në detyrë dhe nëntë muaj para zgjedhjeve legjislative.
“Unë jam njeri. Nuk kam më energji për të vazhduar. Këto kanë qenë pesë vitet më plotësuese të jetës sime. Po largohem sepse kjo punë e privilegjuar përfshin edhe një përgjegjësi të madhe, atë të dish se kur je personi i duhur për të udhëhequr vendin dhe gjithashtu kur nuk je. Ne japim gjithçka që mundemi për aq kohë sa mundemi dhe pastaj vjen koha. Dhe ajo kohë ka ardhur për mua”, u shpreh ajo.
42-vjeçarja Jacinda Ardern, u bë kryeministre në një qeveri koalicioni në vitin 2017, përpara se të drejtonte Partinë Laburiste të qendrës së majtë në një shumicë të plotë në zgjedhjet e ardhshme tre vjet më vonë. Ajo ka parë rënien e popullaritetit të saj dhe të partisë në sondazhet e fundit.
Dita e saj e fundit në detyrë do të jetë 7 shkurti.