Një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë mbrëmjen e sotme në pjesën qendrore të Shqipërisë.
Lëkundjet u regjistruan në orën 21:54 dhe u ndjenë për disa sekonda në Tiranë, Durrës dhe Dibër.
Lëkundja sizmike ishte me magnitudë 4.5 Rihter dhe epiqendra e tij ka qenë shumë pranë Hamallajt.
Sizmologët raportuan më herët se paslëkundjet sizmike pas tërmetit të 26 nëntorit janë normale dhe se numri i tyre në orët e fundit ka shënuar rënie.