Mauro Icardi e nisi shumë mirë aventurën me PSG-në. Përshtatje pozitive me skuadrën e re, titullar fiks dhe shumë gola të realizuar. Problemet nisën në dhjetor dhe sulmuesi argjentinas filloi të “harrojë” detyrën kryesore: shënimin e golave.
Kritikat e para erdhën nga trajneri Tuchel dhe më pas u humb posti i titullarit. Edinson Cavani u rikthye titullar dhe ish-bomberi i Interit nuk e priti aspak mirë uljen në stol. Momenti është i keq, teksa në Francë zbulojnë probleme të tjera.
L’Equipe raporton se Icardi nuk ka marrëdhënie aspak të mira me dyshen Neymar-Mbappe. Raporti me dy yjet e skuadrës ka prekur fundin dhe mes palëve nuk ka më komunikim normal. Diçka e tillë do ndikojë që PSG të mos paguajë në fund të sezonit për kartonin e lojtarit dhe Icardi do të kthehet sërish tek Interi.