Sport Koronavirusi fut në karantinë stafin e Ajax

Koronavirusi fut në karantinë stafin e Ajax

Koronavirusi po bëhet gjithnjë e më alarmant edhe në futboll. Ish-mesfushori danez i Juventus, Christian Poulsen, aktualisht ndihmësi  i Ten Hag tek Ajax, është vënë në karantinë së bashku me dy pjesëtarë të tjerë të stafit. Ata kishin marrë pjesë në një festë ditëlindjeje në të cilën ishte i pranishëm edhe Thomas Kahlenberg, ish-lojtari i kombëtares daneze, i cili doli pozitiv ndaj testit të koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur ‘De Teleegraf’. Javën e kaluar Ajax  u përball me Getafe në Europa League, që të enjten do të luajë kundër Inter në San Siro në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të kompeticionit.

“Është e vërtetë që në shtëpi janë tre pjesëtarë të stafit në formë parandaluese”, ka deklaruar zëdhënësi i Ajax Miel Brinkhuis. Poulsen e dy të tjerët nuk kanë shfaqur simptoma për koronavirus. “Nëse situata mbetet kjo, ata do të kthehen të punojnë të premten e ardhshme“.